Vetëm 2 mijë ndërmarrje të regjistruara në 3 muajt e fundit në Kosovë

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për Tre Mujorin e 3-të vitit 2019.

Në tremujorin e tretë të vitit 2019 (TM3 2019) gjithsej janë regjistruar 2 379 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2019) ka një rënie për (-10.4%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018) ka një rritje për 6.29% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me shumicë dhe

pakicë, riparimi i mjeteve motorike, dhe motoçikletave me 572 ndërmarrje të regjistruara, ose 24.04%; prodhimi me 294 ndërmarrje të regjistruar (12.35%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 275 ndërmarrje të regjistruara (11.55%); ndërtimtaria me 245 ndërmarrje të regjistruara (10.29%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 197 ndërmarrje të regjistruara (8.28%), etj.

Ndërkaq, për sa u përket ndërmarrjeve me numrin e të punësuarve, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 287 ndërmarrje të regjistruara (96.1 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 51 ndërmarrje të regjistruara (2.1%); 10 deri në 19 të punësuar janë 26 ndërmarrje të regjistruar (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është një (1) ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 740 ndërmarrje të regjistruara (29.3%);

Ferizaj me 177 ndërmarrje të regjistruara (7.4%); Prizreni me 175 ndërmarrje të regjistruara

(7.4%); Gjilani me 156 ndërmarrje të regjistruara dhe Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara

(5.3%), secila prej tyre; dhe Mitrovica me 122 ndërmarrje të regjistruara (5.1%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme