Vetëm tri orë mësimi mbahen në komunën e Junikut

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Vetëm tri orë mësimore janë mbajtur të hënën në komunën e Junikut.

Kështu është shprehur në një prononcim për Ekonomia Online, kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi.

Ky i fundit tha se kanë një kohë deri në orën 15:00 që të vendosin për veprimet e ardhshme, se a do të vazhdohet greva apo jo.

“Tre orët e para janë mbajtur. E kemi lënë një kohë deri në orën 15:00 të vendosin ata. Komuna e është konsekuente me e mbajt këtë protestë. Presion nuk kanë, me mirëkuptim gjithçka bohet”, tha Kuçi për Ekonomia Online.

Përndryshe, pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar të dielën një takim me përfaqësuesit e SBAShK-ut duke kërkuar ndërprerjen e grevës ku edhe ka paraqitur përqindjet e rritjeve të pagave për mësimdhënës.

Menjëherë pas këtij takimi, Komuna e Junikut ka informuar të gjithë nxënësit e kësaj ane se do të fillojë gjysmë-vjetori i dytë në të gjitha shkollat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme