Vetëplagoset një person në Gjilan

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është vetëplagosur në dorë me armë të zjarrit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në komunën e Gjilanit.

I dyshuari mashkull ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri .

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh përcjell Klankosova.tv.

Të ngjashme