Veteranët anulojnë protestën

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:14 | Nga

Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të protestojnë të hënën para Kuvendit të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Arsyeja e protestës së anuluar është se seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës që pritej të mbahej të hënën në orën 10:00 është shtyrë.

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin paralajmëruar këtë protestë nëse në rend të ditës së seancës së Kuvendit nuk do të ishte shqyrtimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme