Veteranët: E kemi obligim të gjithë ta mbrojmë Haradinajn

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 12:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë dhënë detaje rreth protestës gjithëpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt, të paralajmëruar për nesër.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se kjo protestë ka për qëllim mbrojtjen e vlerave të luftës dhe njërës nga emblemat e kësaj lufte, ish-gjeneralit Ramush Haradinaj.

“Ne kemi zhvilluar një takim me të gjitha degët e OVL-ve që protesta të jetë e organizuar mirë. Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, por edhe qytetarët që të na bashkëngjiten në protestën paqësore”, tha ai.

Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se me arrestimet e drejtuesve të UÇK-së, Serbia po kërcënon Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Jashari theksoi se Ramush Haradinaj nuk është një emër i zakonshëm. “Ai është hero i gjallë i Kosovës dhe gjeneral i UÇK-së. Ai është i një familje që ka dhënë tre dëshmorë të kombit. Pra, Ramush Haradinaj është vetë Kosova. Andaj e kanë obligim të gjithë qytetarët e Kosovës në mbrojtje të Haradinajt, që të kundërshtohen ashpër provokimet nga Serbia”, tha ai.

U bë e ditur se autobusët nga të gjitha qendrat e Kosovës do të nisen në ora 12:00 dhe se biletat për të gjithë do të jenë pa pagesë.

Protesta e së shtunës, do të nisë nga ora 13, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të ngjashme