Veteranët e UÇK-së: Familja Jashari është krenaria e Kosovës

Prekaz | 06 Mar 2020 | 10:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kanë bërë edhe shoqata e të dala nga lufta, raporton Ekonomia Online.

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se familja Jashari është krenaria e Kosovës dhe në këtë vend u vendos drejtësia e Kosovës.

“Sot është ditë e madhe për kombin shqiptarë duke pas parasysh se në ketë vend ku jemi ne sot pikërisht para 22 vjet është shkri një familje e terë apo një lagje që kanë luftuar para okupatorit çetnik serb”.

“Ajo luftë ka qenë një luftë e pabarabartë me forcat serbe dhe sot mes dhimbjeve duhet ta gjejnë krenarin e kombit. Familja Jashari është krenaria e Kosovës sepse në këtë vend u vendos drejtësia e Kosovës dhe kem të drejtë të jetojmë të kirë dhe të barabartë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme