Veteranët sot i marrin pensionet

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 08:11 | Nga

Veteranët të premten do t’i marrin pensionet e parapara me ligj, ndërsa nga viti i ardhshëm nuk do të ndodhin probleme të këtilla.

Kështu ka shkruar ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në facebook, pas takimit që pati me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj.

Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet Presidentit për dekretim.

Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme