Veteranët s’përjashtojnë protestat e dhunshme, thonë se nëse cenohet territori luftojnë sërish

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 13:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së lidhur me listat e veteranëve të “rrejshëm” që u publikuan ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Ata i kanë dhënë ultimatum Prokurorisë deri më 8 tetor që të hedh poshtë aktakuzën ndaj tyre, në të kundërtën paralajmërojnë protesta të dhunshme.

Avdyl Mushkolaj në emër të veteranëve të zonës së Dukagjinit, tha Prokuroria e shtetit ka shkelur dinjitetin e luftës me publikim e listave të veteranëve të “rrejshëm”.

Sipas tij, nëse rrezikohet territorit i vendit ata janë ët gatshëm të marrë sërish pushkën, ngase kanë luftuar vetëm për liri e asnjë benificion tjetër.

“U ngritëm kur nuk kishte asnjë shpresë, kur Kosova ishte djegur, u ngritëm kur na dëbuan nga shkolla, kur na burgosën, ushtria ishte drita në fund të tunelit, ne nuk deshëm asgjë përveç lirisë, faleminderit Kosovë nëse ke nevojë ne prapë do të luftojmë për liri”.

“Sot 20 vite pasi filluam kryengritjen jemi dëshmitar që shteti që dhamë gjithçka na ofendon para familjes dhe shoqërisë. Ne prapë do të ngrihemi me pushkë nëse territori rrezikohet nga ndonjë armik, liria që po e gëzojmë është rezultat i luftës, mjaftë luajtët më identitetin tonë”.

“Sot u mblodhëm jo me dëshirën tonë, por për kundërshtimin e padrejtësitë që po i bëhet luftëtarëve. U persekutuam nga UNMIK-u, EULEX-i edhe nga Haga e sot po persekutohemi nga institucionet tona, faleminderit Kosovë”.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të miratojë sa më shpejt Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

“Kërkojmë që Parlamenti të miratoj Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, dhe të ndryshoj ligjin për veteranëve dhe në të marrin pjesë të ata që i kuptojnë vlerat e luftës e jo burokratët”.

Deputetja Time Kadrijaj, emri i të cilës është publikuar me listën e veteranëve të “rrejshëm”, tha se kjo është ani-ligjore dhe ky denigrim duhet të ndalet.

“Publikimi i listave turp që i ka ndodh Kosovës, ka denigrua veteranët e vërtetë. Lufta është ajo që ka sjell Kosovën këtu ku jemi po e gëzojmë lirinë nga sakrifica e djemve të saj”.

“…kjo anti-fushatë duhet të ndërpritet. Publikimi i listave është cenim i integritetit, është anti-ligjore. Unë kam vendos që me gjithë veteranët të jemi më një mendim”.

Sadik Halit Jaha, njëri nga anëtarët e komisionit qeveritar, tha se nuk ka luftëtarë “mashtrues”, por luftëtarë me merita të mëdha dhe të vogla.

“Është bërë e përditshme që të denigrohemi, ne i shkelëm ligjet e Jugosllavisë, ne duam dinjitet dhe Ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, ne jemi luftuar të lirisë dhe sot luajnë me dinjitetin tonë duke i quajtur mashtrues”.

“… nuk ka luftëtar mashtrues ka luftëtar me merita të mëdha dhe të vogla. Nuk mund të jenë gjysma e veteranëve, mashtrues janë ata që i kanë bërë këto lista”.

Beqir Agaj i plagosur në luftë tha se i është mohuar e drejta e veteranit, raporton EO.

“Jam i plagosur në luftë, dhe më  është mohuar e drejta e veteranit. Kemi dal në protestë për të kundërshtuar këto manipulime  që po bëhen

Hasan Mani, tha se publikimi i listave e veteranëve është bëtë qëllimisht për të njollosur luftën e pastër.

“Listat e rrejshme janë bërë me qëllime të caktuara  prandaj duhet tu njohur e drejta e luftës”, tha ai.

Të ngjashme