Veteranit invalid të UÇK-së i bëhet surprizë banesa e re

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 12:33 | Nga

Veterani i UÇK-së njëherit invalid i luftës Nezir Berisha nga fshati Volljakë i Klinës bëhet me banesë të re.

Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila arriti të grumbullojë mjete nga donatorë dhe vullnetmirë, të cilët iu përgjigjen ftesës për ta ndihmuar këtë veteran që jetonte me gruan dhe 6 vajzat në gjendje të mjerueshme.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati thotë se edhe pse nuk është arritur shuma e duhur e parave,  banesa do të përkthehet në emrin e Nezirit, ndërsa apeloi tek të gjithë bamirësit të kontribuojnë në mënyrë që të mbledhin shumën totale.

“Banesa është blerë 23 mijë euro, e falënderoj pronarin Naim Topalli nga fshati Baincë i Drenasit i cili me të vërtetë u tregua shumë solidar me ne për çmimin e banesës. Shpresojmë të kemi bamirës që na ngjisin dorën dhe të arrijmë pagimin komplet të banesës”, thotë ai.

Ai thotë se përveç blerjes edhe e kanë mobiluar banesën, e cila komplet ka kushtuar 2000 euro.

E kryefamiljari Nezir Berisha është shprehur i lumtur. Ai falënderoi Halil Kastratin dhe të gjithë ata që ia mundësuan të bëjë një jetë më ndryshe.

Banesa është 76 metra katror, ka dy dhoma gjumi dhe një sallon me kuzhinë.

E gezofshi banesen e re / Emocione dhe lote gezimi 16.03.2017Surpriza e familjes se veteranit Nezir Berisha nga Klina, i cili u be me banes te re -SHPERNDAJE-Zoti i shperblefte bamiresit

Posted by Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit on Thursday, March 16, 2017

 

Të ngjashme