Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Astrit Deharit për nder të 28 nëntorit

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 14:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të festave të Nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh. Pas homazheve tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, e nderimeve te shtatoret e “Ismail Qemailit”, e “Zahir Pajazitit”, Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu me rastin e homazheve tek varri i Astrit e Arbnor Deharit tha se të dy aktivistët kontribuan për kombin dhe shqiptarët, raporton Ekonomia Online.

“Sot ishim në homazhe gjatë gjithë ditës edhe tek varri i Astrit Deharit aktivistit tonë për ta nderuar për 28 nëntor duke pasur faktin se Astriti dhe Arbnori dy aktivistë të VV së e deshën këtë ditë dhe kontribuan për kombin dhe shqiptarët. I kujtojmë si dy dëshmorë ndonëse të ri dhanë për kombin shqiptar edhe po të ishin në mesin tonë do të vazhdonin. Na mbetet të kërkojmë drejtësi edhe liri për aktivistët , që drejtësia të vihet në vend”, tha Haxhiu.

Të ngjashme