Vetëvendosje kujton protestën e 10 shkurtit

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 09:02 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Në njoftimin e VV-së për këtë datë thuhet se 10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi.

VV thotë se 10 shkurti madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, VV organizon këto aktivitete:

10:00 – Homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë

11:30 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

12:30 – Homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’

13:00 – Ekspozitë me fotografi në atelenë e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’

14:00 – Tribunë me temën ‘Plani i Ahtisaarit dhe tezat e VETËVENDOSJE!-s, 10 vite pas’, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’.

Të ngjashme