Vetëvendosje në Podujevë thotë se do ta radikalizojë protestën nëse s’shpejtohet ndërtimi i rrugës

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 12:38 | Nga

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, thotë se si subjekt politik dhe si qytetarë të Llapit, ndjejnë obligim të ngrenë zërin dhe të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet qendrore e lokale për rrjedhën e punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në njoftimin për media të kësaj partie thuhet se përveç ngecjeve të punimeve gjë e cila po maltreton qytetarët që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, kemi të bëjmë edhe me devijim nga projekti fillestar i ndërtimit të magjistrales.

“Siç po shihet, Agim Veliu si kryetar i komunës, është moskokëçarës dhe shpërfillës ndaj vështirësive që kjo ngecje e punimeve në këtë magjistrale po u shkakton qytetarëve dhe bizneseve tash e sa kohë. Prandaj, ne sot protestuam dhe shprehëm indinjatën tonë ndaj organeve komunale dhe qendrore për situatën e rënduar që është krijuar në magjistralen tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo protestë ishte e organizuar vetëm nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“U bëjmë me dije organeve qendrore e komunale se nëse nuk ndërmerren masa për përshpejtim të punëve si dhe përgjegjësi e përkushtim më të madh, atëherë ne do i ftojmë qytetarët të na bashkohen në protestat e radhës duke i radikalizuar mjetet e protestës”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme