Vetëvendosje për 8 mars kërkon debat për dhunën në familje

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 17:32 | Nga

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, nëpërmjet deputetes dhe Nënkryetares së Lëvizjes, Fatmire Kollçaku dorëzoi sot kërkesën për Debat lidhur me dhunën në familje dhe përgjigjen institucionale ndaj saj. Ky debat u kërkua për t’u mbajtur me 8 mars ditën ndërkombëtare të gruas.

Si rezolutë të këtij debati VV-ja ka përfshirë kërkesa të cilat për një kohë të gjatë organizata dhe aktiviste nga shoqëria civile i kanë adresuar gjatë punës së tyre. Po ashtu aty janë të adresuara masa konkrete për ta adresuar afatgjatë parandalimin dhe ndëshkimin e kësaj dukurie tepër të rëndë për vajzat dhe gratë.

R E Z O L U T Ë

Rishikimi dhe plotësimi i Ligji nr. 03/l-182 për mbrojtje nga dhuna në familje i vitit 2010.
Ndryshimi në Kodin penal dhe atë të Procedurës penale për veprën penale të dhunës në familje, si dhe për zyrtarët e Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjyqtarët të cilët vonojnë apo pengojnë mbrojtjen efektive të viktimës.
Përfshirja e Strehimoreve në rishikimin e buxhetit 2018 sipas një linjë të veçantë dhe të përhershme buxhetore.
Buxhetimi i plotë pas rishikimit të Planit dhe Strategjisë së veprimit kundër dhunës në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme