Vetëvendosje: Presidenti Thaçi po e degradon dhe bllokon KQZ-në

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po e bllokon dhe po e mbanë peng Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas tyre, Thaçi po shkel Kushtetutën duke mos emëruar anëtarët e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se Thaçi po synon ta degradojë KQZ-në.

“Për më shumë se një vit e gjysmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bllokua dhe u mbajt peng nga Hashim Thaçi, duke shkelur Kushtetutën për mosveprim për të emëruar anëtarët  e KQZ-së brenda 60 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve dhe me zvarritje të kërkesës kinse me sqarim nga Gjykata Kushtetuese. Këtyre ditëve, kur i përfunduan të gjitha skenarët e bllokimit po synon ta degradojë KQZ-në deri në rrënim përmes emërimit të anëtarëve të KQZ-së në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Sveçla, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se KQZ-ja është organ i pavarur dhe ka nevojë për tu përmirësuar dhe jo për degradim.

Sipas tij, KQZ-ja nuk mund të përdoret për qëllime personale e grupore.

Ai ka thënë se Presidentin Thaçi po e mbështesin partitë si AAK-ja, Nisma dhe PSD-ja.

“Kësaj here prapa tij nuk është vetëm PDK-ja, kryetar i së cilës ishte, por edhe partitë tjera që dje ishin në koalicion ndërsa sot janë bërë bashkë në aventurat e tij negociatore, si AAK, Nisma dhe PSD.

Kjo parti, do t’i dorëzojë dy emrat e të nominuarëve presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për anëtarë të Komisionit Zgjedhor të Kosovës.

Dy të nominuarit nga kjo parti janë anëtari i deritanishëm i KQZ-së, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

Këtë e bëri të ditur deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“VV në përputhje me kushtetutën dhe ligjin sot do të nominojë dy anëtarët e KQZ-së dhe kërkon nga presidenti që sa më parë të konfirmojë dy anëtarët e propozuar që do të përfaqësojnë Lëvizjen”, tha ajo.

Haxhiu ka folur edhe kundër politikave të presidentit në lidhje me emërimin e anëtarëve partiakë në këtë Komision.

“KQZ-ja do të duhej të kishte përbërjen e re kushtetuese qysh në vitin e kaluar ndërsa Presidenti Thaçi pret shfaqjen e grupeve të reja parlamentare, thua se ai e dinte qysh para një viti se do të qarkullonin deputetët që kishin vjedhur mandate për të krijuar grup parlamentar të cilët pasi të mundësonin planet e Thaçit, do të shpërbleheshin me përfaqësim në KQZ”, ka thënë Haxhiu, raporton EO.

Të ngjashme