Vetëvendosje: RTK vazhdon të na e mohojë pjesëmarrjen në emisione

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 17:34 | Nga

Vetëvendosje ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës vazhdon veprimet diskriminuese sa i përket paraqitjes në emisione televizive të subjektit më të madh opozitar, Vetëvendosjes.

Sipas këtij shkrimi në rrjetin, Vetëvendosje vazhdon se “pas një refuzimi të gjatë për të intervistuar kryetarin Visar Ymeri, RTK sot ia ka pamundësuar pjesëmarrjen në një emision debatues të orës 17:00 përfaqësuesit tonë, Ylli Hoxha, i cili është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosje. Transmetuesi publik RTK ka vendosur që në këtë emision të ftojë vetëm përfaqësuesit nga PDK dhe AAK.

Ky veprim, sipas VV-së, “është aq sa i padrejtë, po aq dëshmi se RTK nuk po mund assesi të çlirohet nga ndikimi i pushtetit, më saktë i klanit “Pronto” apo krerëve të krimit në Kosovë. Ky veprim tregon se RTK është e vendosur që të mbetet zëdhënës i klanit “Pronto”, dhe në përputhje me këtë, ky medium po përpiqet ta izolojë Vetëvendosjen!.

“Mentor Shala dhe krerët e tjerë të transmetuesit publik që e kanë shndërruar në altropalant të pushtetit, duhet ta kenë të qartë se RTK është institucion i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që paguhet nga taksat e tyre, e jo i Kadri Veselit”, e cila përfundon se “ nuk do të lejojmë që RTK të vazhdojë të mbetet si një dikaster qeveritar që propagandon për pushtetin, por do të angazhohemi për çlirimin e këtij institucioni dhe kthimin e tij tek qytetarët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme