Vetëvendosje të enjten dorëzon kallëzim penal për furnizim me oksigjen medicinal për spitalet

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se të enjten do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ” lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës”.

Sipas njoftimit ky kallëzim penal do të bëhet në ora 11:00, ku më pas do të ketë deklarim për medie.

“Nesër, 17 dhjetor, ora 11:00 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. Para dorëzimit do të ketë prononcim për media ndaj ju ftojmë që të na ndiqni”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme