Vetizolohet Lufti Haziri

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njofton qytetarët se është vetizoluar. Kjo për shkak se javën e kaluar ka qenë në një ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv me Coronavirus.

“Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete”, shkruan Haziri, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.

Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.

Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

Ju përqafoj shumë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme