Vetura e FSK-së bie në greminë te Liqeni i Badocit (Foto)

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri veturave.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht te Liqeni i Badocit, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online, ku ka thënë se nga ky aksident një person ka kërkuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 9:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura, njëra është e FSK-së. Nga ky aksident, tretman mjekësor ka kërkuar një person. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë Ahmeti.

Njëra nga veturat e aksidentuar ka qenë e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila ka rënë në germinë te Liqenit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme