Vetura e policisë aksidentohet nga një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur pak më parë mes një veture të policisë dhe një kamioni.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.

“Më 13.03.2019  rreth orës 16:30 në autostradë drejtimi Gjergjicë –Vermicë tek dalja e Suharekës ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni me rimorkio ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin policor”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Krasniqi po ashtu tregoi se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Të ngjashme