Vetura e Policisë parkohet mbi hapësirë të gjelbër në Prishtinë

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Jo vetëm qytetarët po shkelin rregullat e trafikut dhe po gjobiten nga Policia e Kosovës. Edhe organet e rendit dhe sigurisë, të cilët janë të thirrur për të monitoruar respektimin e këtyre rregullave, po dalin të jenë shkelësit e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës me targa Police – 521 – 01 është parkuar në hapësirën e gjelbëruar.

Fotoja është publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”.

May be an image of car, road and sky
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme