Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “UÇK” në Pejë dje rreth orës 10.
Policia ka njoftuar se i dyshuari derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin , të cili i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.