Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, viktima është në gjendje të rëndë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme