Vetura godet një 80 vjeçar në rrugën Prishtinë-Pejë

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor 80-vjeçar është goditur nga një veturë të shtunën në mesditë në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Vragoli. Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor, rreth 80 vjeç. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, ka thënë Krasniqi.


Të ngjashme