Vetura godet një fëmijë në Podujevë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Një veturë ka goditur një këmbësor në Podujevë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, rreth orës 16:00, ndërkaq këmbësori është fëmijë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme