Vetura godet një person në Hajvali, i njëjti dërgohet në spital

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Një person është goditur nga një veturë në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahemti.

Ahmeti ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme