Vetura hyri gabimisht në autostradë, pamje nga momenti i përplasjes

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 13:29 | Nga

Janë siguruar pamjet e momentit të aksidentit ku mbrëmë humbën jetën dy persona në autostradën Veternik-Trudë.

Siç shihet në videon e siguruar nga Indeksonline, të enjten rreth orës 19:00, një veturë është futur gabimisht në kahun e kundër të rrugës, ku për pasojë ndeshet përballë me dy vetura tjera.

Nga ky aksident, jetën kanë humbur dy shoferë të veturave ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

“Deri te aksidenti kishte ardhur si pasoj sepse një veturë kishte hy në anën e kundërt te lëvizjes, me që rast kishte goditur veturën tjetër e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e duhur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident kanë ndërruar jetë dy drejtuesit e automjeteve meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit sepse kohët e fundit numri i aksidenteve është tejet i madh.

Madje, për të shtuar sigurinë është krijuar edhe Task Forca, ku vërehet shtim i patrullave nëpër rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej të cilave katër me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme