Veturat e EULEX-it drejt aeroportit, a po transportohet Nasim Haradinaj drejt Hagës?

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Disa automjete të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë nisur nga selia e EULEX-it për në aeroport.

Por, nuk dihen nëse brenda tyre ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së.

Ndryshe, dje oficerët e EULEX-it kanë kryer bastistje në zyrat e OVL-UÇK-së, teksa e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, në një prononcim ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë më që nga nata e mbrëmshme kur Nasim Haradinaj e ka telefonuar avokatin e tij ku i ka treguar se po e nisin për në Hagë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme