Vëzhguesi mban maskën me numër të kandidatit të LDK-së në Podujevë

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën e votimit në shkollën “Sami Frashëri” në fshatin Zhiti të Podujevës, një vëzhgues i Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë duke mbajtur një maskë me numër të kandidatit Nexhmi Rudari, raporton Ekonomia Online.

Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën.

Ndryshe, të gjitha vendvotimet në Podujevë janë hapur në kohë, ku numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme