Vëzhguesja e BE-së: Përkundër incidenteve, procesi i votimit po shkon në rregull

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 12:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian ka dërguar Misionin për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Ky Mision, udhëhiqet nga Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, e cila sot doli në Fakultetin Filologjik, në Prishtinë, për të parë nga afër dhe monitoruar procesin zgjedhor.

Ajo tha se ani pse është raportuar për disa incidente të vogla, procesi në përgjithësi ka shkuar mirë.

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat, prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë, nuk ka pasur ndonjë problem. Unë mendoj se një ose dy votues nuk ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme. I kishim 30 ekipe për hapjen e vendvotimeve dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren për tërë ditën”, tha Cramon-Taubadel.

Ekipi i Misionit të Vëzhgimit përbëhet nga rreth 100 vëzhgues, nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.

Të ngjashme