Vidhen 2 mijë litra naftë në QMF të Gjakovës, policia nis hetimet

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga rezervuarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë në dy raste është raportuar se janë vjedhur nga 1 mijë litra naftë.

Sipas raportit të PK-së, të dy rastet kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë, me një diferencë prej 1 orë.

“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu rasti tjetër që është duke u hetuar për të njëjtin dyshim në Gjakovë.

“Gjakovë 03.11.2021 – 14:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme