Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Pejë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e mërkurë në fshatin Turjakë të Pejës.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë demoluar gjësendet në shtëpi. Sipas viktimës, kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme