Vihet gurthemeli i “Muzeut të Historisë së Natyrës”, mbi 2 milionë euro për ndërtimin e tij

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 15:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”, në parkun “Te Pishat” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari Veseli, u ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës këtë objekt i cili kap vlerën mbi 2 milionë euro.

“Po shkojmë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë edhe në cilësinë duke pasë parasysh se muzeu do ketë një pasurim të koleksionit të pastër që ka natyra jonë duke bërë këto eksponate në një vend të përbashkët në projektin 2 milionësh në komunën e Fushë Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se shteti i Kosovës po bën gjithçka që të rregulloj cilësinë e jetesës së qytetarëve që të mos ndjehen inferior në krahasim me kulturat tjera.

“Kosova po ecë përpara, gjithë do ecim bashkërisht në përkrahje të njëri tjetrit”, shtoi Veseli.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky objekt do të koleksionoj rreth 400 koleksione dhe do të jetë i qasshëm për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se “Muzeu i Natyrës” do të jetë gati pas dy vjetëve.

“Falënderojmë kryetarin e komunës që ka bashkëpunuar dhe ka dhënë parcelën në shfrytëzim për ministrinë dhe që po vë gurthemelin e këtij objekti që i ka munguar vendit, do të jetë më shumë se 2 milionë euro një projekt kapital që ka vlerë të mëdha të koleksioneve që do vendosen, këtu janë rreth 400 koleksione besoj se gjatë këtij viti do të kemi këto investime që me përfundu në periudhë 2 vjeçare”, tha Gashi, raporton EO.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se projekti i tillë ka filluar që një kohë të gjatë, por që sot po vihet gurthemeli.

“Po e përurojmë një vepër kulturore “Muzeun Natyror” që në Kosovë mungojnë veprat dhe objektet kulturore, po bëjmë një objekt që është në shërbim të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovën e lirë dhe demokratike. Ka disa vite që ka filluar procesi për këtë objekt dhe sot e vendosëm themelin e këtij objekti”, shtoi Berisha.

Të ngjashme