Vihet gurthemeli i pikës së re të kalimit kufitar në Merdar

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 13:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Mustafa, ministren Tahiri dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot kanë vendosur gurthemelin e pikës së re të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar.

Thaçi në fjalën e tij tha se Kosova gjithnjë ka respektuar lirinë e njerëzve dhe mallrave dhe për këtë kanë bërë që ky vendkalim të kalohet vetëm me letërnjoftim, raporton Ekonomia Online.

Thaçi shtoi se këto lehtësira në lëvizjen e njerëzve po krijohen falë dialogut në Bruksel. Sipas tij ky pikëkalim është vetëm një nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, të cilat do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që po i përmbushim standardet evropiane, por po ua zvogëlojmë hapësirën edhe dukurive të ekonomisë joformale”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, tha se kjo vjen pas një dialogu të gjatë dhe të mundimshëm në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ky pikëkalim i përbashkët është dëshmia më e mirë se problemet e dyanshme mund t’i zgjidhin vetëm me dialog, duke falënderuar BE-në për mundësimin e këtij projekti.

“E vlerësoj lart vënien e gurthemelit të vendkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësoj se ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut që kemi zhvilluar një kohë të gjatë, dialog që nuk ka qenë i lehtë por po jep rezultate shumë të mira”.“Është një dëshmi që përmes dialogut duhet të vazhdojmë t’i zgjidhim të gjitha problemet tona me fqinjët”, ka thënë Mustafa gjatë ceremonisë së vënies së këtij gurthemeli”.

Fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës kufitare permanente të IBM-së në Merdar e përshëndeti edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, e cila bëri të ditur se BE-ja do të financojë 9.45 mln euro për tri pikat kufitare, atë në Merdar, Bernjak dhe Mutivodë, raporton Ekonomia Online.

Edhe shefja e BE-së, tha se ky është rezultat i dialogut në Bruksel, për të cilin tha se duhet vazhduar edhe më tutje.

Të ngjashme