Vijojnë temperaturat e larta edhe në dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometerologjik njofton se mbi vendin tonë mot me temperatura të larta do të vijoj të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Të ngjashme