Vikendi me diell, java tjetër me shi

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Edhe gjatë vikendit vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Java tjetër paraqitet me kushte tjera atmosferike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, reshje të pakta shiu dhe erëra mesatare deri të forta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme