Viktima e Vukotiq: Sado pak do të pushoj e qetë pasi u dënua ai që e bëri këtë krim

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Viktima e dhunës seksuale e cila u dhunua nga serbi Zoran Vukotiq i gjatë kohës së luftës ka treguar momentin kur në sallë e ka parë autorin e dhunimit të saj, për të cilën thotë se nuk është kthyer asnjëherë t’ia shikojë fytyrën.

“Me thon të drejtën, kur ka hyrë në sallë ka hyrë vetë i treti, dhe direkt si ka hy në sallë përball e kisha prokuroren, dhe menjëherë direkt e kom njoft. Ajo u befasu. Me thon të vërtetën s’jam kthy mo asnjëherë me ja këqyr at ftyr. Ai pyeti se cili gjinekolog e ka kontrollu. Mua nuk m’u lejua të flasë më por, m’i thanë që atë ditë e ke kall tona anët, ke vra, ke masakru 84 persona, dhe me ekzistu gjinekolog, por u munu me kap dikun, por ajo s’i ka mjaftuar”, thotë ajo në T7.

Ajo thotë se edhe pse dënimi nuk është i madh, sado pak ndihet e lehtësuar që dikush është dënuar për krimin që e ka bërë.

“Prokuroria ka vepruar drejt, megjithëse nuk është vendim i kënaqshëm, të paktën jam e kënaqur që sado pak me pushu e qetë, me ditë që dikush është dënuar për krimin që ka bërë”, shtoi ajo.

Zoran Vukotiq është dënuar me 10 vite burgim për dhunimin e viktimës në Vushtrri gjatë vitit 1999.

Të ngjashme