Viktima më e re me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit është një 55 vjeçar

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 4 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 234 raste të reja të infektuara.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe ka qenë një 55 vjeçar nga Malisheva.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, është thënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme