Viktimat shqiptare në Mynih nderohen me flamur shqiptar (FOTO)

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 11:39 | Nga

Me mijëra qytetarë të Gjermanisë kanë vendosur lule në shënjë respekti për personat që humbën jetën në sulmin e armatosur në Mynih ku humbën jetën 9 persona, 2 nga të cilët ishin shtetas të Kosovës dhe 3 shtetas të Turqisë. Gjithashtu në vendin ku ndodhi ngjarja në shënjë respekti u shpalos edhe flamuri i Shqipërisë dhe Turqisë. 

Sipas Prokurorit të Mynihut Thomas Steinkraus-Koch 18 vjeçari me origjinë iranianë që kreu sulmin ishte i sëmurë psikologjik. Këtë e vërtetuan edhe raportet mjekësore që u gjendën në shtëpinë e sulmuesit nga policia gjermane. Mësohet se sulmuesi kishte marrë tranjim psikiatrik për 2 muaj.
Ndërkohë trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.
Diamant Zabërgja, 21 vjeçar, do të varroset sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, në orën 14:00, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munich, Armela Segashi, 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës. Varrimi i saj do të bëhet në orën 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme