Viskovic: Serbia kurrë nuk do të pranojë se e ka pranuar Kosovën

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

 Njohja e Kosovës (nga Serbia) është “ajo që pritet në fund”, por kjo “nuk është reale”, duke pasur parasysh disponimin e opinionit publik, ka thënë profesori i shkencave politike dhe ambasador i dikurshëm (i Serbisë) në Berlin Ivo Viskovic.

Në një intervistë për gazetën “Danas” ai kë thënë se “është keq nëse nuk e bëjmë këtë, sepse ky konflikt edhe më tej do të vazhdpjë me çmimin kolosal të lartë të cilin e paguajmë” dhe ka shtuar se procesi i Brukselit ende është “në fazën e dialogut”, që do të thotë se është në fillim dhe se nuk është arritur deri te negociatat”.

Sipas Viskovicit, paralajmërimi i takimit në Paris, në format të ngushtë, do të thotë se ekziston qëllimi “që të evitohet ngecja dhe të hyhet në fazën përfundimtare të bisedimeve”.

Ai i është referuar një detaji nga përfundimet e bashkëkryesuesve të samitit në Berlin, në të cilin thuhet se të gjithë janë pajtuar se marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës të jetë marrëveshje përfundimtare “që do të thotë edhe çështja e njohjes”.

Sipas tij, deri më tash “është luajtur në variantin e marrëveshjes së dy Gjermanive, e cila nuk ka nënkuptuar njohjen formale, por faktike, në trë cilën dy vende nuk e pengojnë njëra-tjetrën dhe nuk punojnë kundër njëra-tjetrës”.

Kjo Serbisë i përshtatet më shumë, se zgjidhja përfundimtare, ka thënë Viskovic, dhe ka vlerësuar se Serbia kurrë nuk do ta pranojë se e ka pranuar Kosovën.

“Nuk është reale që Serbia ta njohë Kosovën, sepse kemi opinionin publik kundër kësaj”, ka precizuar ai, por ka treguar se është keq “nëse këtë nuk e kuptojmë e nuk e bëjmë”, meqë “sigurisht se konflikti do të vazhdojë me çmimin kolosal të cilin e paguajmë”.

“Për diçka të tillë (njohjen), nevojitet viktimizim politik dhe vendim që të bëhet diçka që është e drejtë dhe të paguhet çmimi politik, e për këtë Vucici, e askush tjetër, nuk është i gatshëm në këtë çast”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme