Vitia e kujton Astrit Deharin: Më mungon një mik, në sytë e tij vërehej dëshira për të ndihmuar të tjerët

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 13:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, tha se Astrit Dehari ishte mik për të dhe bashkëpunëtorë i afërt, raporton Ekonomia Online.

Vitia në akademinë e organizuar në 5-vjetorin e vdekjes së Daharit, shtoi se ai ishte studentë i shkëlqyer dhe se po i mungon një mik dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer.

Më pas ai tha se Astrit Dehari ishte humanist i vërtetë dhe se në sytë e tij vërehej dëshira për të ndihmuar të tjerët.

“Jemi mbledhur në 5-vjetori e aktivistit e studentit të shkëlqyer Astritit. Sot më mungon një mik, por edhe bashkëpunëtor i afërt. Astritin e keni njohur dhe nuk mjaftojnë fjalët se çfarë djali ishte. Unë do të flasë për humanizmin e tij. Ishte student i shkëlqyer i mjekësisë dallohej me seriozitetin e tij profesional”.

“Në sytë e tij ishte dëshira për të ndihmuar sa më shumë individë prej një vullnetari i vërtetë. Astriti ishte humanist i vërtetë. Ne kemi bashkëpunuar edhe në komunitetin në shëndetësi”.

Vështirë se mund të gjendet një njeri aq punëtorë, vlerëson Vitia, duke shtuar se idealet e Astrit Deharit nuk do t’i braktisin kurrë, raporton EO.

“Ai deshi vetëm të punonte dhe të mos përmendej. Vështirë të gjendet një njeri aq punëtorë. Ai nuk punonte për rrogë, por për ideal sepse edhe ashtu rrogat te ne janë të vogla. Ne tash 5 vite kujtojmë idealet e tij dhe nuk do t’i braktisim kurrë”.

Të ngjashme