Vitia flet për arsyen e rritjes së numri të të hospitalizuarve dhe falsikimin e testeve anti-Covid

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur mbrëmë për rritjen e numrit të hospitalizuarve dhe falsifikimin e testeve për Covid-19.

Sipas Vitisë, arsyeja e rritjes së numrit të të hospitalizuarve është variant Delta.

“Ne nuk kemi paraparë që në një kohë kaq të shkurtë të kemi rritje kaq eksplozive të të hospitalizuarve dhe të të infektuarve. Por me variantin Delta është paraparë një situatë e tillë, ku numri i të hospitalizuarve është 2.5 herë më i madh sesa varianti i parë. Ky variant nuk po kursen as moshat e reja e as ato pediatrike që kanë çuar në një numër kaq të madh të të infektuarve në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai ka folur edhe për falsifikimin e testeve anti-Covid, duke thënë se kjo është pasojë e mënyrës se si janë licencuar laboratorët që bëjnë teste për COVID-19.

“Ne jemi duke paguar një çmim për mënyrën sesi janë licencuar këta laboratorë për të bërë këto testime. Edhe njësia e brendshme e auditimit në Ministri ka konstatuar, edhe shkelje, mund të them por edhe kapërcim të procedurave në raport me mënyrën se si janë bërë licencimet e laboratorëve. Kemi raste kur një laborator është licencuar për dy ose tre ditë. Licencimi i një numri të madh për të bërë këto testime pa kritere paraprake, që një pjesë të tyre e ka konstatuar edhe njësia e brendshme e auditimit në MSh, natyrisht që këto probleme janë para derës”, tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Të ngjashme