Vitia: Kemi siguruar vaksinat dhe jemi përgatitur për të filluar procesin e imunizimit

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se institucionet janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

“Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit”, ka shkruar Vitia në Facebook.

“I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës”, ka vijuar më tej ministri i Shëndetësisë.

Vitia thotë se Kosova do të ketë një vjeshtë e dimër më të sigurtë në aspektin shëndetësor.

“Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit”, ka porositur më tej Vitia qytetarët.

Të ngjashme