Vitin e ardhshëm pritet të hyjë në buxhet Ligji për pensionimin e parakohshëm të policisë

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 16:00 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vizitoi sot policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, Elmina Mahmuti, me të cilën foli për Ligjin e policisë, pensionimin e parakohshëm, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe problemet me trafikun.

Me këtë rast, Zeka theksoi se MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.

Ai po ashtu tha se kjo ministri do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në takim edhe vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të regjioneve, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme