Vitin e kaluar u regjistruan mbi 31 mijë lindje

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 13:41 | Nga

Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232, bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”.

Sipas ASK-së, numri i personave, që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (larguar) kosovarë ishte 74 434 banorë dhe bilanci i migrimit për vitin 2015 ishte 55 572 persona.

Përkundër një shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2015.

Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 (31 dhjetor 2015) vlerësohet të jetë 1 771 604 banorë rezidentë.

Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te brendshme është vlerësuar të jetë 8 972 banorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme