Vitomiricë, dyshohet se 58-vjeçari qëlloi fqinjen 17-vjeçare më pas dhe veten

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vitomiricë të Pejës në Polici është raportuar se viktima femër së bashku me viktimën mashkull janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.

Rasti është duke u cilësuar si hetim i vdekjes dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestuar edhe dy gëzhoja të fishekëve.

Zyrtari për medie në Prokurorinë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar rastin.

“Mbasi është pranuar informata prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion si dhe arma dhe gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim dhe në bazë ta saj mund të kuptohet motivi i ngjarjes – kaq mund të them tani”, deklaroi Nikçi

Burri dhe gruaja ishin fqinj mes vete, sipas informatave të para besohet se 58-vjeçari ka vrarë fillimisht vajzën e re e mëmpas dhe veten.

“Janë fqinjë, burri është një 58-vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës

Të ngjashme