Vizat e “përjetshme”

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 08:17 | Nga

As këtë vit kosovarët nuk do të mundë të lëvizin pa viza në BE. Kjo e fundit kërkon që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të luftohet korrupsioni, përderisa liderët vendorë heqjen e tyre e premtojnë që nga viti 2010.

Data e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet mister, ndërsa kosovarët vazhdojnë të mbeten qytetarët e vetëm të izoluar në Evropë. Përkundër faktit që para 6 vjetësh kishte filluar të diskutohej rreth këtij procesi, liberalizimi deri më sot ka mbetur vetëm premtim i qeveritarëve, shkruan “Zëri”.

Premtimet për liberalizim kishin nisur qysh në vitin 2010 ku atë kohë ish-lideri i PDK-së Hashim Thaçi, kishte dhënë fjalën se kosovarët do të lëvizin pa viza në 15 muajt e parë pas formimit të Qeverisë. E premtimet vazhduan përgjatë viteve, sa që më 2013, ish-kryeministri Thaçi fajësoi Bashkimin Evropian për mos-liberalizim të vizave.

“Ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike. Këto pengesa janë në Bruksel dhe ndërlidhen drejtpërdrejt me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian”, pati deklaruar ai. /Zëri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme