Vjedhja e 2 milionë eurove, mbrojtja thotë se Prokuroria nuk ka prova konkrete

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Labinot Gruda, zyrtar në Ministrinë e Financave gjegjësit Departamenti i Thesarit, i cili është i dyshuar për transferimin e mbi 2 milionë eurove nga llogaria e Thesarit të Shtetit, ka dal para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Avokati i të dyshuarit, Veton Rrecaj pas përfundimit të seancës ka thënë se se nuk ka prova konkrete.

“Është mbajtur gjykata më lidhje me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. I mbrojturi im është vetëm i dyshuar për një vepër për keqpërdorim të pozitës zyrtare e jo i akuzuar”.

“Prokurori nuk na paraqiti provë konkrete që do ta mbështeste një pretendim të tillë. Kërkesa ishte e supozuar dhe nuk u argumentua. I mbrojturi im dyshohet për një transaksion prej 2 milionë eurove që nuk është e saktë”.

Ai ndër të tjera ka thënë se janë duke pritur për masën e klientit të tij, si të dyshuar. Rrecja ka thënë se do të paraqesin ankesë.

“Jemi duke pritur vendimin dhe shpresoj që gjykata të mos caktoj masën e paraburgimit. Ne kemi propozuar ta pyesim ministren se ku janë ato mjete që ka thënë se janë te sigurta. Ajo duhet të jap sqarime se prokuroria thotë se ato para nuk janë të sigurta”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme