Vjedhje në Prishtinë, pamje nga momenti kur persona të maskuar hyjnë në një lokal

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të maskuar kanë kryer një vjedhje në një lokal të video-lojërave në lagjen “Kodrën e Trimave” në Prishtinës.

Në videon që ka siguruar Telegrafi, shihet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04:00 ditën e hënë, personat e maskuar hyjnë nga dritaret ndërsa marrin të gjitha pajisjet që kanë qenë në atë lokal.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar disa pyetje në Policinë e Kosovës, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Vlen të ceket se numri i rasteve të vjedhjeve është shtuar në kohë të pandemisë, ku po thuajse çdo ditë Policia raporton për raste të ndryshme. Më së shumti vjedhje kohëve të fundit kanë ndodhur në pompa të derivatesh dhe po ashtu nëpër qendra të ndryshme tregtare.

Të ngjashme