Vjehrra në Deçan ushtroi dhunë psiqike ndaj rejës, policia jep detaje

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Deçan.

Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së djalit (rejës).

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Deçan 17.09.2022 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj rejës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Të ngjashme