Vjen reagimi i ambasadës amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe është shprehur i tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.

Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe ka thënë se autoritetet po punojmë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë.

“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme